Këshilla e një profesionisteje: Gabimet që bëni kur vishni streçe

schedule16:51 - 27 Prill, 2022

schedule 16:51 - 27 Prill, 2022

Shumë vajza janë të apasionuara pas streçeve por shumica prej tyre i veshin gabim, sugjerojnë profesionistët e modës.

Streçet nuk janë më të kufizuara vetëm në palestër, ato kanë hyrë në jetën tonë të përditshme falë rehatisë që na ofrojnë.

Profesionistja e modës,  Clemmie Fieldsend, liston gabimet që bëjmë më shpesh kur veshim streçe.

Pambuk i hollë

Gabimi i parë dhe më i zakonshëm që bëhet kur vishni streçe është zgjedhja e pëlhurës së gabuar.

Streçet  zeza ose me ngjyra të ndezura do të vazhdojnë të tregojnë të pasmet dhe kofshët tuaja nëse pëlhura është e lirë dhe e hollë.

Sa më e hollë të jetë pëlhura, aq më shumë do të jetë e dukshme.

Shmangni këtë duke rrëshqitur dorën brenda copës kur jeni në dyqan, duke e tërhequr fort pëlhurën e streçeve dhe shikoni nëse janë të tejdukshme.

Streçe me printe

Streçet e printuara mund të duken si një mënyrë e shkëlqyer për t’u dukur elegante, ndërkohë që ndiheni rehatshëm.

Por një lule e gabuar ose forma të ndryshme të printuara nuk do të duken dhe aq bukur veshur.

Jo vetëm kaq, por një printim më i madh do t’i shtojë më shumë volum pjesës së trupit.

Nëse doni të dukeni më të dobëta shmangni me çdo kusht printimet dhe kërkoni stilet e thjeshta.

Streçe me ngjyrë lëkure

Ngjyra nudo ose nuancat që përputhen me tonin e lëkurës tuaj duhet të shmangen me çdo kusht.

Përveçse nuancat e zbehta nuk janë të këndshme duke i bërë këmbët tuaja të duken më të mëdha, ato japin iluzionin se jeni duke ecur nudo.

Kështu që shmangni këto ngjyra gjatë ditës dhe vishni nuanca më të errëta./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!