Këshilla e Del Pieros: Pirlo guxo, ke sulm fantastik. Luaj 4-2-4 me Barçën

schedule16:59 - 27 Tetor, 2020

schedule 16:59 - 27 Tetor, 2020

Sfida me Barcelonën po afron dhe atmosfera në kampin e Juventusit ka prekur kulmin. Kampionët e Italisë presin Leo Messin me shokë në Torino të mërkurën në mbrëmje, dueli më spektakolar i kësaj jave në Champions League.

Alex Del Piero ka luajtur shumë përballje të tillë në karrierë dhe ka një këshillë për trajnerin Andrea Pirlo në prononcimin e dhënë për Sky Sport. Bardhezinjtë kanë shumë cilësi përpara dhe ish-kapiteni mendon se diçka e tillë duhet shfrytëzuar.

Pirlo po kërkon zgjidhje të reja. Ai do e ndryshojë skuadrën në bazë të kundërshtarëve, por nuk përjashtohet që të ndryshojë edhe skemën taktike. Ky Juventus ka potencial të madh në krahë me Kulusevskin dhe Chiesan, janë lojtarë që e nxjerrin ekipin përpara.

Vrapojnë shumë dhe janë të fortë në duelet një kundër një. E shoh të mundur që ekipi të luajë me skemën 4-2-4, me vetëm dy mesfushorë qendrorë. Duhet të shfrytëzosh potencialin e madh që ke në fazën sulmuese.

Skema 4-2-4 mund t’u japë liri të mëdha veprimi katër lojtarëve ofensivë. Kulusevski dhe Chiesa në krah, teksa në sulm njëra mes dyshes Ronaldo-Dybala ose Ronaldo-Morata. Kështu duhet luajtur në Champions League“, deklaron legjenda bardhezi. /abcnews.al