Ka njofton se ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-i Fierzës për shkak të reneës së djeshme të nivelit të ujit. Stakimi i turbinave të Fierzës është bërë që më datë 11 shtator. Sipas korporatës, stakimi u bë duke pritur nesër dhe pasnesër të ketë reshje shiu duke pritur një përmirësim të situatës në kaskadën e Drinit.
Fierza aktualisht ndodhet në 267.57 metra, rreth 22 metra larg pikës së vdekjes, ndërsa ky tregues është gati 8 metra nën mesataren historike të këtij HEC-i për shtatorin.
E gjithë kjo ndodh në një kohë kur çmimet e energjisë elektrike kanë kapur majat në tregje. Sot, një MËh energji elektrike shitet mesatarisht me 397 euro në bursën hungareze.
Situata në HEC-et mbi Drin
* Niveli në Fierzë: 267.57 m
* Niveli në Koman: 168.52 m
* Niveli në Vau Dejës: 73.15 m
Lexo edhe: INVESTIGIMI/ Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli
Reagimi i plotë i KESH
SITUATA AKTUALE 15 SHTATOR 2022
Muaji Shtator sipas parashikimeve pritet të jetë i freskët dhe i lagësht, ku priten evente me reshje shiu duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadë.
Eventi me reshje shiu pritet në datat 16-17 Shtator. Për këtë arsye KESH sh.a ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, me qëllim përpunimin e prurjet anësore të Koman dhe Vau Dejës, gjithashtu nivelet në Koman dhe në Vaun e Dejës po ulen gradualisht për krijimin e hapësirës së nevojshme në këto liqene për të rezervuar prurjet e mëdha të parashikuara në datat 16 -18 Shtator dhe datat 20 – 21 Shtator.
Ndërsa liqeni i Fierzës si pasojë e masave të marra dhe prurjeve që priten do të rritet graduaslisht duke përmirësuar kështu rezervën energjetike.
* Niveli në Fierzë: 267.57 m
* Niveli në Koman: 168.52 m
* Niveli në Vau Dejës: 73.15 m
* PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:
65 / 20 / 10 m3/s
* Rezerva Energjetike: 440 GËh
FTL – Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 14,800 MËh në ditë;
KEK – Depozitim nga KEK nuk ka për datën 15 Shtator;
OST – Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 480 MËh në ditë;
PRODHIMI nga kaskada për datën 15 Shtator është rreth 6,900 MËh;
IMPORT për FTL është rreth 8,380 MËh në ditë;
#️⃣ SITUATA HIDRIKE
Reshjet e ditëve të fundit përmirësuan disi situatën hidrike në basenin e lumit Drin. Prej ditës së sotme deri në mëngjesin e datës 16 Shtator parashikohet situatë e qëndrueshme, nuk parashikohen reshje shiu.
#️⃣ PARASHIKIM
Prej dites së sotme deri në mengjesin e datës 16 Shtator do të mbizotërojë mot i kthjellet, pa reshje shiu. Në mesditën e datës 16 Shtator pritet të fillojnë reshjet e shiut duke arritur vlerat maksimale në datën 17 Shtator, të shpërndara thuajse në të gjithë basenin e lumit Drin. Përqendrimi më i lartë i reshjeve pritet të jetë në basenin e Koman-Vau i Dejës (Alpet e Shqipërisë dhe zona e nën-Shkodrës). Temperaturat do të variojnë në vlerat 17/30 oC deri më datë 16, nga data 17 Shtator e në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin, me 3-7 oC.
#️⃣ PRURJET
**Si rezultat i reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit, prurjet kanë pësuar rritje të lehtë krahasuar me vlerat e ditëve të para të muajit Shtator, duke përmirësuar disi situaten hidrike në kaskadën e lumit Drin. Deri në orët e mbrëmjes së datës 16 Shtator prurjet pritet të qëndrojnë në vlera thuajse konstante. Në mbremje të datës 16 Shtator pritet rritja e prurjeve duke arritur vlerat maksimale në datën 17 shtator deri në mesditën e datës 18 Shtator. Prurje më të medha parashikohet të vijnë në datat 17-20 Shtator.
**PRURJET deri në fund të javës së ardhshme të variojnë në vlerat:
>Fierzë 65-180 m3/s
>Koman 20-200 m3/s
>Vau Dejës 10-100 m3/s
Rezerva Energjetike. Gjatë periudhës në vazhdim rezerva energjetike do të rritet si pasojë e ndalimit të prodhimit nga HEC Fierza dhe reshjeve që priten në fundjavë. Kërkesa FTL do të mbulohet nga prurjet natyrore të HEC Koman dhe HEC Vau Dejës. Importi i kryer për periudhën 12-18 Shtator (prej 8,380 MËh në ditë) dhe depozitim nga KEK (sipas profilit të tepricave të tyre dhe mundesive të absorbimit nga ana KESH).
#KESH sh.a