Kërpudhat vdekjeprurëse infektojnë njerëzit, konfirmohet rasti i parë në botë

schedule18:49 - 30 Mars, 2023

schedule 18:49 - 30 Mars, 2023

Një kërpudhat bimore vdekjeprurëse ka infektuar një njeri, simptomat që ka shkaktuar janë të ngjashme me gripin, ky është incidenti i parë në botë, thonë studiuesit.

Kërpudhat me emrin shkencor Chondrostereum purpureum shkaktojnë plumbin parazitar ose argjendin në bimë, shpesh në varietetet e zakonshme të trëndafilit. Përhapet nga sporet e ajrit dhe është quajtur ashtu prej faktit që gradualisht i kthen gjethet jeshile të bimëve në argjend, një sëmundje që shpesh çon në nekrozë.

Deri më tani, nuk dihej se mund të infektonte njerëzit, megjithatë, shkencëtarët në Indi kanë raportuar atë që ata besojnë se është rasti i parë njerëzor i kësaj kërpudhe patogjene.

Bëhet fjalë për një pacient 61-vjeçar, i shtruar në një spital të Kalkutës me simptoma të tilla si kollë, lodhje, vështirësi në gëlltitje dhe zë të ngjirur për tre muaj.

Ndryshe nga njerëzit që konsiderohen më të prirur ndaj infeksioneve mykotike, si ata me kancer, HIV, sëmundje të frymëmarrjes dhe transplantim organesh, 61-vjeçari nuk kishte histori të ndonjë sëmundjeje.

Si u zbulua infeksioni mykotik

Skanimet CT që iu nënshtrua burrit zbuluan se infeksioni kishte shkaktuar një absces në hapësirën paratrakeale, duke bllokuar pjesërisht rrugët e frymëmarrjes së tij.

Dy vite më vonë, ai vetë është “absolutisht mirë”, ndërsa infeksioni nuk është kthyer më.

Megjithatë, mjekët që trajtuan rastin e publikuan atë në revistën shkencore Medical Mycology Case Reports, duke thënë se ky rast “ngre pyetje serioze” në lidhje me aftësinë e patogjenëve bimor për të shkaktuar sëmundje te njerëzit dhe kafshët e shëndetshme.

“Nëse kërpudhat mund t’i shpëtojnë procesit të fagocitozës dhe janë në gjendje të shmangin sistemin imunitar, atëherë ata mund të vendosen si patogjenë njerëzorë ,” vënë në dukje ata.

Siç vë në dukje profesoresha Elaine Bignell nga Qendra MRC për Mikologjinë Mjekësore, indiani mund të ketë pasur një lloj imunodefiçence gjenetike për të cilën ne nuk dimë. Ky pacient nuk kishte asnjë nga faktorët e dukshëm të rrezikut për sëmundje kërpudhore që ne normalisht do të prisnim të gjenim.

Ajo theksoi se nuk ka arsye për shqetësim, duke shtuar megjithatë se kjo është diçka e re për të cilën nuk dimë shumë për momentin.

Është vlerësuar se ka miliona lloje kërpudhash, ndërsa shkenca njeh vetëm 150,000 prej tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!