Kërpaçi: Nuk mund të pranojmë të firmosim diktaturën në vendin tonë

schedule08:53 - 17 Maj, 2020

schedule 08:53 - 17 Maj, 2020

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër pasi kolegia e saj Silva Caka u shoqërua nga Policia. Gjithashtu Kërpaçi i ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë në mbrotje të Teatrit, ndërsa shtoi se nuk mund të pranohet vendosja e diktaturës në vend.

Floida Kërpaçi u shpreh se Policia ka i dhunuar.

Teatri u rrëzua, ju çfarë po bëni?

Kërpaçi: Do jemi në mbështetje të drejtave.

A po veprohet në mënyrë të duhur këtu në këtë situatë pandemie?

Kërpaçi: Qytetarët kërkojnë t’i trajtojnë si dele. Ne nuk mund të pranojmë të firmosim diktaturën në vendin tonë.

Gjithashtu ish-deputeti i  PD-së Klevis Balliu ka reaguar ashpër për këtë vendim të shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Palaçot kërkojnë të përçajnë Shqipërinë, artistët. Edi Rama është armiku i ekonomisë. Këtu bëhet fjalë se çfarë do të bëjmë ne si komb. Do të merren të gjitha vendimet politike. Nëse nuk bëhemi bashkë, krimi do të fitojë. PD do të mbetet pranë qytetarëve”,  tha Balliu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!