Kërkuan përjashtimin, Berisha replikon me Denajn

schedule17:59 - 13 Shkurt, 2023

schedule 17:59 - 13 Shkurt, 2023

TIRANË- Sali Berisha ka replikuar në Kuvend pas kërkesës së 27 deputetëve, të cilët kërkuan përjashtimin e tij nga Kuvendi për fyerjet dhe gjuhën  të papranueshme kundrejt deputeteve. Ai iu përgjigj Anila Denajt, e cila bëri leximin e deklaratës, ndërsa Berisha theksoi se ai nuk do të përdorë fjalët që i përdor shefi i saj politik, Edi Rama. Ai pretendoi se është politikan i një soji tjetër dhe s’ka asgjë të përbashkët me kryeministrin.

“Me asgjë me asnjë akt nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm me të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën por edhe me disa këta ministra dhe ministre që mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën.

Të shkatërrojë opozitën. Kryetari juaj dhe një pjesë e juaj do të jeni në gjykim. Zonjë do të them një gjë, duket se të pëlqejnë ato që thotë Rama. Unë jam soj tjetër, edukatë tjetër dhe nuk kam si ta kuptoj reagimin tënd vetëm”, tha ai.

Ai pretendoi se nuk fyen gratë madje shtoi se për videot që ka folur në publik nuk ka përmendur emra peronash.

“Çdo dokument do ua dorëzoj në organet kompetente hetimore, por kureshtjen tuaj për skena  dhe gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj. Unë kam censurë të plotë ndaj çdo mesazhi erotik. Unë smund të fyej publikisht një grua. Përmenda emra unë aty, asnjë emër. Pse u djeg?”, tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!