Kërkuan azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 104 shqiptarë

schedule19:00 - 10 Shtator, 2019

schedule 19:00 - 10 Shtator, 2019

Riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE apo kishin kërkuar azil. Ata kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, në shtetet e Francës, Belgjikës dhe Gjermanisë. Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme teksa, Policia e Shtetit apelon shtetasit shqiptarë qe te mos e provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero. Në pikat e kalimit kufitar, uniformat blu kanë marr masat shtesë për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet e dokumentacionit dhe monitorim të rreptë të kufirit jeshil. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!