Kërkuan azil në Francë, riatdhësohen 25 shtetas shqiptarë

schedule16:34 - 20 Tetor, 2020

schedule 16:34 - 20 Tetor, 2020

Këtë të martë është bërë imundur riatdhësimi i 25 shtetasve shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Sipas policisë riatdhësimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.

Ndërkaq policia apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në zonën Schengen.

Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!