Kërkuan anulimin e mbylljes së kopshtit “Zubeyde Hanim”, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e prindërve

schedule16:57 - 14 Nëntor, 2022

schedule 16:57 - 14 Nëntor, 2022

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë-padinë e prindërve të fëmijëve të kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Në një seance që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta, Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e prindërve të cilët nëpërmjet një kërkesë padie kërkuan anulimin e urdhrit të ministrisë së Arsimit që vendosi mbylljen e kopshtit.

Në përfundim të seancës avokatët e cilësuan të paligjshëm vendimin duke paralajmëruar ankimim në Apel te këtij vendimi.

Gjithashtu dhe prindërit janë shprehur të zhgënjyer nga organet e drejtësisë pasi prinin më shumë prej tyre.

Ata bëjnë apel për drejtësi dhe se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

Kujtojmë se më herët Gjykata Administrative rrëzoi edhe kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të kopshtit duke lënë në fuqi vendimin e ministrisë së Arsimit që urdhëroi mbylljen e këtij institucioni me argumentin se nuk plotësonte kriteret./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!