Kërkon të kalojë kufirin me “Benz” të vjedhur në Suedi, e pëson i riu shqiptar

schedule14:23 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:23 - 25 Shkurt, 2021

Policia e pikës kufitare të Morinës ka arrestuar një të ri për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike” pasi rezulton se makina është vjedhur në Suedi.

Policia nuk bën me dije nëse ishte apo jo 23-vjeçari autori i vjedhjes, megjithatë theksohet se makina e drejtuar prej tij ishte e vjedhur atje.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, bën me dije policia. /abcnews.al