Një i dënuar për vrasje në Nevada mund të bëhet personi i parë që ka kërkuar që të pushkatohet në vend që ti bëhet injeksioni vdekjeprurës.
Avokatët e Zane Michael Floyd, të cilët po luftojnë për një datë të mundshme të ekzekutimit në muajin qershor, thonë se kërkesa e klientit të tyre “nuk është një taktikë vonuese për të humbur jetën”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se avokatët kanë theksuar se pushkatimi është një metodë më pak e dhimbshme. Përdorimi i skuadrave të pushkatimit për të kryer dënimin me vdekje është i rrallë në SHBA.
Avokati federal i mbrojtjes publike Brad Levenson tha se Floyd donte të shmangte injeksionin vdekjeprurës me tre ilaçe të propozuar nga shteti.
Floyd, 45 vjeç, u dënua me vdekje shkaku i vrasjes së katër personave dhe plagosjen serioze të një tjetri në një supermarket në Las Vegas në vitin 1999./abcnews.al