Kërkon pafajësinë në Apel edhe pse u lirua, dështon seanca e parë ndaj ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha

schedule10:18 - 27 Qershor, 2022

schedule 10:18 - 27 Qershor, 2022

Dështon seanca e Parë në Apel ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë.  Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtatres Saida Dollani. Disa muaj me parë-ish gjyqtarja u dënua me 2 vite burg, ndërsa në fillim të këtij muaji ajo u lirua nga burgu, pasi ajo e ka shlyer dënimin, duke llogaritur edhe paraburgimin.

Lexo edhe: E dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha

Gjykata shuajti  masën edhe  për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim. Dy ish-zyrtaret e Gjykatës së Krujas u arrestuan me kërkesë të SPAK në 11 Shkurt të 2021-shit.

Ish-magjistratja dhe vartësja e saj u dënuan me nga dy vite burg për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, pasi kishin krijuar një skemë që lironin të dënuarit me kusht. Pavarësisht shlyerjes së dënimit ish-gjyqtarja Hoxha dhe ish-kryesekretarja Mallkuçi kanë ankimuar vendimin e fajësisë dhe procesi ndaj tyre është në fazë gjykimi në Apel.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg. Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Nga ana tjetër, sekretarja e gjykatës bënte të mundur që çështja të kalonte për shqyrtim pikërisht nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila merrte vendim pro kërkuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!