Kërkon ndjesë në gjykatë i dyshuari për aksidentin e eskortës së Kryeministrit

schedule18:11 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:11 - 30 Nëntor, 2017

Gjykata e Korçës la në burg Spiro Naçin, 29 vjeçarin i cili u arrestua disa ditë më parë si i dyshuar për aksidentin ndaj eskortës së Ramës. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” dhe po këtë masë la në fuqi edhe Gjykata e Shkallës së Parë. Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës dhe ka thënë se aksidenti ishte padashje. Tre ditë më parë, në hyrje të Korçës u aksidentuan dy prej automjeteve, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama. Ato po shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, tre prej tyre gardistë./abcnews.al