Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë”, “gjigantët” sauditë vihen pas mbrojtësit francez

schedule14:56 - 8 Shkurt, 2024

schedule 14:56 - 8 Shkurt, 2024

Fillimisht ishte dëshira e klubit për ta larguar, mirëpo tanimë vetë “kollosi” francez i mbrojtjes, Raphael Varane po kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq” të Manchester United, me ish-kampionin e botës, që u transferua me shumë bujë në “Old Trafford”, në verën e vitit 2021, mirëpo tashmë ndihet tejet i zhgënjyer nga atmosfera e krijuar te “gjigantët” anglezë dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, nga kjo prishje e marrëdhënieve mes klubit e lojtarit kërkojnë të përfitojnë “gjigantët” sauditë të Al-Nassr, me këta të fundit, që janë hedhur menjëherë në sulm për të transferuar 30-vjeçarin në Lindjen e Mesme, teksa janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë me vlerë 50 milionë euro në sezon.

Një shtysë e madhe për skuadrën e Al-Nassr pritet të jetë edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, me “kollosin” e qendrës së mbrojtjes që e njeh mirë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, teksa më herët kanë qenë pjesë e “Galaktikëve” të Real Madrid, ku shkruan historinë në botën e futbollit. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!