FOTO/ Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

schedule11:12 - 21 Gusht, 2023

schedule 11:12 - 21 Gusht, 2023

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Gjykata e shqyrtoi kërkesën e Fredi Belerit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Beleri, kryebashkiak i zgjedhur në procesin zgjedhor të 14 majit qëndron në qeli prej 12 majit për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Mësohet se Beleri ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me dy pretendime: Probleme shëndetësore dhe  mos t’i mohohet e drejta për të drejtuar bashkinë e Himarës, për të cilën e kanë votuar qytetarët.

Ndryshe nga seancat e mëparshme këtë të hënë Beleri ka qenë i pranishëm dhe ka kërkuar masë më të butë sigurie me këto dy pretendime.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit ndër të tjera tha se ky është vendim me urdhër, pasi gjykata nuk ka fuqi para pushtetarëve

Më herët Beleri ka dështuar të zbusë masën e sigurisë ndaj tij në Apelin e Posaçëm dhe Gjykatën e Lartë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!