TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësim të masës së sigurisë.
Seanca pritet të nisë në orën 12:00.
Do jetë gjyqtari, Erjon Bani, i cili do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Veliajt për heqjen e masës se arrestit ose zëvendësimin më një masë më të lehtë.
Kryebashkiaku ka kërkuar po ashtu dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave./abcnews.al