Kërkon leje për t’u betuar, Beleri para gjykatës: Diskriminim politik, padrejtësi që duhet të marrë fund

schedule11:04 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 11:04 - 4 Dhjetor, 2023

Është shtyrë për në 11 dhjetor në orën 14:00 seanca e radhës për Fredi Belerin lidhur me kërkesën për leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Para gjykatës, Beleri e ka cilësuar procesin si diskriminim politik dhe padrejtësi, sipas të cilit duhet të marrë fund njëherë e mirë.

“Diskriminim politik. Ka vendime politike dhe pozicionime të kryeministrit përpara çdo seance. Nuk ndodh në asnjë shtet të botës që një humbës të vijoj të drejtojë. Padrejtësi që duhet të marrë fund, diçka që nuk pengohet me ligj, lejohet. Është parim kushtetues”, është shprehur Beleri para gjykatës.

Më herët GJKKO, e caktuar si kompetente nga Gjykata e Lartë me një vendim të 26 qershorit 2023 refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, nën akuzën e shitblerjes së votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!