Një nga sfidat interesante të mbrëmjes së sotme është ajo mes Austrisë dhe Kroacisë, takim i vlefshëm në Nations League. Ky duel do të luhet duke nisur që nga ora 20:45 dhe vendoset vendi i parë në grupin 1 në Ligën A.
Kombëtarja kroate e futbollit ka një shans për t’u kualifikuar në finalet e Ligës së Kombeve. Fitorja ndaj Austrisë në raundin e fundit sigurisht që e dërgon atë në Final Four.
Kroacia luan kundër Austrisë në stadiumin legjendar “Ernst Happel”, ku nuk ka luajtur që nga Euro 2008 dhe në tribunat e saj pritet të jenë rreth 20,000 kroatë.
Sektori zyrtar për tifozët kroatë ka 2700 vende, por do ketë shumë kroatë në të gjitha tribunat.
Shumë persona nga Kroacia jetojnë në Austri dhe Gjermaninë dhe Zvicrën fqinje, ndaj do të udhëtojnë, raportojnë mediat kroate. /f.a/abcnews.al