“Kërkojmë punëtorë”, vendet vakante në Durrës nuk plotësohen prej pagave të ulëta

schedule15:02 - 23 Janar, 2022

schedule 15:02 - 23 Janar, 2022

 “Kërkojmë punëtorë!” Të tilla tabela sheh thuajse në pjesën më të madhe të dyqaneve, lokaleve, hoteleve apo kompanive prodhuese në qytetin e Durrësit. Mungesa e fuqisë punëtore prej emigracionit, zanaxhinjve apo dhe pagesat e ulëta që ofrojnë bizneset janë ndër shkaqet kryesore që ka kaq shumë vende të lira pune. Kreu i dhomës së tregtisë në Durrës, Alban Isteri thekson se bizneset kërkojnë profesionistë.

Ka lëvizje të madhe të fuqisë punëtore dhe me të drejtë se rrogat janë të ulta. Pavarësisht se ka pasur rritje pagash në disa sektorë vitin e kaluar. Hoteleri-turizëm, bizneset e prodhimit, sepse mangësisë e punëtorëve, i shtyn bizneset që të paguajnë më shumë se rritet konkurrenca. Ka dhe emigracion të pakontrolluar. Kërkojnë fatin dhe pa pasur një alternative konkrete”, ka thënë ai.

Nëse nuk ndërmerren politika që lehtësojnë bizneset Isteri parashikon përkeqësim të situatës.

“Problemin e fuqisë punëtore e kanë dhe vendet e BE, për shkak dhe të plakjes së popullsisë. Po ato janë më të fuqishme dhe furnizohen me punëtorë nga Ballkani. Parashikojë që pas 5 vitesh do kemi problematika të mëdha, se dhe marrja e punëtorëve nga Azia apo Bangladeshit nuk është zgjidhje e duhur. Por zgjidhja e duhur duhet të jenë politikat për nxitjen e punësimit, që të kemi mundësi që punonjësit të mos emigrojnë”, ka thënë ndër të tjera Isteri.

Edhe pandemia ka shtuar kostot e bizneseve. Alban Isterit këtë vit e sheh edhe më të zymtë.

“Patëm një rritje në 2021, në masën 7% se pati rrudhje të madhe të ekonomisë me dy shifra për Durrësit nga tërmeti apo pandemia në 2020 se u bllokua prodhimi. Mbaroi efekti I rritjes tani ka probleme, po përballen me rritjen e çmimit të energjisë dhe karburantit që përkthehet me kosto për bizneset. Por dhe rikthimi I epidemisë. Ka kosto se subjektet I paguajnë vetë deri në 14 ditë raportet mjekësore”, është shprehur kreu i dhomës së tregtisë në Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!