Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e arrestit me burg për inceneratorin e Fierit.
Koka kërkon masë më të butë sigurisë për arsye shëndetësore, pasi sipas një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta,
Ndaj Kokës është në fuqi dhe një tjetër masë sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit./Abcnews.al/