Prokuroria e posaçme I ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasti Elvin Merlika, i shpallur në kërkim për në sajë të operacionit Plumbi I artë me dyshimin se për llogari të Ervis Martinajt ka paguar Nuredin Dumani për të ekzekutuar Indrit Doklen.
Pasuritë e sekuestruara në janar të vitit 2023, rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe ka dyshime se janë krijuar nga aktiviteti kriminale I Merlikës. Bëhet fjalë për 20 pasuri të pa luajtshme mes të cilave, 3 shoqëri tregëtera, 12 apartamente dhe garazhe, 9 automjete 4 sipërfaqe toke.
Emri I Elvin Merlikës doli nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtëissë Nured Dumani si I përfshirë në një tentativë vrasje. Sipas dëshmisë së Dumanit, Merlika së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i kërkuar atij vrasjen e Indrit Dokles.
Sipas dëshmisë së Dukannit, vrasja e Dokles u kërkua për llogari të Ervis Martinaj, i cili i ofroi edhe 500 mijë euro Dumanit. I penduari i drejtësisë mori parapagim nga Martinaj 100 mijë euro, por edhe pse e mbajti disa ditë në vëzhgim objektivin e tij e pati të pa mundur ta ekzekutonte./abcnews.al

