Kërkoi t’i njihej shërbimi i provës, shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

schedule15:00 - 31 Janar, 2023

schedule 15:00 - 31 Janar, 2023

Seanca e parashikuar të mbahet sot në orën 14:00 për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit është shtyrë. Abcnews mëson se shkak për këtë është bërë mungesa këtë herë është bërë mungesa e prokurorit.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg. Ai i ka kërkuar gjykatës që t’i njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe nëse kjo kërkesë pranohet, atëherë ish-ministrit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg/abcnews.al