Kërkoi të dalë nga regjimi 41-Bis, GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt: Paraqet rrezikshmëri

schedule11:34 - 18 Janar, 2022

schedule 11:34 - 18 Janar, 2022

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis. Sipas GJKKO, Çekaj paraqet rrezikshmëri dhe do duhet të vazhdojë të qëndrojë në izolim.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria nisi një hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!