Kërkoi pagë Superioreje, si Haaland u refuzua nga klubi i Bundesliga

schedule11:56 - 12 Shkurt, 2020

schedule 11:56 - 12 Shkurt, 2020

Duket qesharake tani. Erling Haaland nuk u transferua në verën e vitit 2016 në Gjermani vetëm pse kërkoi 5 mijë euro në muaj. Sulmuesi, nën moshë atëherë, po spikaste te Molde në Norvegji dhe ishte shumë pranë marrëveshjes me Hoffenheim.

Bil në Gjermani ka zbuluar prapaskenën dhe me siguri në klubin e Bundesliga do jenë penduar. 5 mijë euro në muaj nuk janë asgjë për një klub të elitës së futbollit gjerman. Një shifër të tillë jep edhe një klub i Superiores për një sulmues.

Gjithsesi nuk duhet harruar se atëherë Haaland ishte vetëm 16 vjeç. Ai kishte kryer edhe një provë dhe e kishte bindur Hoffenheim, që në fund vendosi të mos ia plotësonte kërkesat financiare sulmuesit, i cili tashmë është pjesë e Borussia Dortmund dhe ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!