Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës

schedule09:50 - 5 Prill, 2024

schedule 09:50 - 5 Prill, 2024

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesë e Ramazan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ramazan Rraja u arrestua si person i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 68 akti, datë 27.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues Ramazan Rraja, ndaj vendimit nr. 57, datë 07.02.2024 të gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit nën hetim Ramazan Rraja me vendimin nr. 308 akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”, dhe vendosi: Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja. nëpërmjet mbrojtësit të tij av. Elton Hyseni, ndaj disponimit nr. 57 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj ndodhi me 1 nëntor të vitit 2019, ku makina me të cilën udhëtonte ish prokurori, u qëllua me breshëri automatiku.

Ndoj ishte në automjet me Landi Muharremin, i njohur si i “forti i Sukthit”, dhe me Andi Malokun, shofer i tij, i cili mbeti i vdekur. Ndoja dhe Muharremi u mbijetuan plagëve të marra.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!