Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, Balla për Berishën: I ka mbaruar koha

schedule13:37 - 3 Maj, 2022

schedule 13:37 - 3 Maj, 2022

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Në një prononcim për mediat pas seancës së posaçme ku foli në Kuvend presidenti Volodymyr Zelensky, Balla e konsideroi deklaratë populiste të një politikani që i ka mbaruar koha atë se çfarë tha Berisha.

Lexo edhe: “Largoni ambasadorin!” Berisha kërkon ndërprerje te marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Kreu i grupit socialist theksoi se kryeministri Edi Rama e ka shprehur qartë pozicionin e Shqipërisë dhe se ata janë të gjithë me Ukrainën që po përballet me agresionin rus.

“Kuvendi i Shqipërisë sot kishte një seancë të posaçme me tepër rëndësi. Për të gjithë ishte e qartë edhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga kryeministri Rama. Dhe po ashtu i qartë ishte edhe vlerësimi nga zoti Zelensky.

Në këtë aspekt kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendosë gjithkush. Nuk është momenti që politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin e tyre të vijnë me propozime që as nuk kanë vlerë. Agresioni i pajustifikueshëm rus e ka bërë botën më të bashkuar se kurrë. Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat. Të merremi me gjëra serioze dhe jo me tollumbase populiste të ndonjë politikani që koha i ka mbaruar me kohë. Zoti Berisha nuk ekziston për mua.

Në fjalën e kryeministrit Rama keni një përgjigje të saktë për të gjitha hapat që do të marrë. Ne jemi të gjithë me Ukrainën”, tha Balla.

Lexo edhe: “Vend i vogël në hartë po me zemër të madhe,” Zelenskyy: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

Gjatë mesazhit të tij në Kuvendin e Shqipërisë presidenti ukrainas vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa kërkoi që të mbyllen portet për anijet ruse si dhe të kufizohen gjithashtu turistët rusë.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!