Ish-kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi ka dalë sot në orën 10.00 përpara “Togave të zeza” të Korçës për të kërkuar lirimin me kusht.
Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Policia e Korçës ka marrë masa të rrepta sigurie, duke bllokuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe shtuar numrin e efektivëve.
Aktualisht, ish-kreu i Bandës së Vlorës po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë.
Pak ditë më parë Zani Çaushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, edhe pse është dënuar me burg përjetë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.
“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë ish i forti i Çoles.
Gjatë seancës së sotme do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të ish-kreut të Bandës së Vlorës./abcnews.al