Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kjo është e disa herë që Apeli I Posacëm rrëzon kërkesat e Ilir Metës për të dal nga burgu edhe pse ish presidenti pretendon se në këtë fazë ai nuk mund të ndikjojë tek procesi gjyësor ndaj tij. Në seancën e mëparshme.
Më herët edhe të tre shkallët e gjyqsorit, duke nisur nga Shkalla e Parë, Gjykata e Posacme e Apelit por edhe Gjykata e Lartë, kanë rrëzuar kërkesat ndaj Ilir Metës, për zëvendësimin apo revokimin e Masës së Sigurisë.
Më 17 nëntor, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të pandehurve të tjerë.
Spak mbylli hetimet për Ilir Metën në muajin Korrik ndërsa dosja u dergua në Gjykate në fund te Gushtit, ku përfshihen tre hetime, ajo e aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. te pandehur për këtë cështje janë Pirro Xhixho i cili akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, Fatime Kryemadhi e cila akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Ilir Meta ndodhet nëparaburgim që prej tetorit 2024, ndërsa kërkesat e tii për lirim janë rrëzuar më parë në të tre shkallët e gjyqësorit.

