Është shtyrë sërish seanca për eurodeputetin Fredi Belerin. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier duhet të zhvillohej këtë të martë seanca gjyqësore për kërkesën e Beleri për liri me kusht.
Por seanca nuk u zhvillua për shkak se drejtoria e burgut të Fierit nuk paraqiti raportin e vlerësimit, pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Seanca e radhës do të mbahet më 29 korrik në orën 09:30.
/abcnews.al/