Migen Memelli, pas ndeshjes së humbur me Kukësin në “Loro Boriçi” të dielën, u shpreh se do të mendohej për të ardhmen.
Trajneri theksoi se i duhen 24 orë për të kaluar gjithçka në mendjen e tij, gjë që e ka bërë dhe nuk ka dyshime për të ardhmen në krye të Skënderbeut.
Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, presidenti Ardjan Takaj e ka konfirmuar Memellin në krye të skuadrës dhe tani duhet të mendojë për ndeshjen e radhës në Kupë kundër Teutës. / abcnews.al