Patatja më e madhe në botë do t’i nënshtrohet testimit të ADN-së. Ajo peshon 7.9kg dhe është gjetur në një fermë të vogël në Zelandën e Re.
Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre me perime kur gjetën pataten.
Pasi çifti lexoi udhëzimet për tu futur në Librin e Rekordeve Guinness, ata dërguan edhe një video të patates dhe një verifikim nga një ekspert i fushës i cili konfirmoi se ishte patate.
Megjithatë, Guinness ka kërkuar prova të tjera, dhe për këtë arsye ata po e dërgojnë t’ia testojnë ADN-në./abcnews.al