Analisti Frrok Çupi tha se përfshirja e strukturave shtetërore në krim është e rrezikshme.
I ftuar te “Tirana Live” në ABC News, ai u ndal te rasti ku dy punonjës të AMP Durrës dhe një gazetar shantazhonin zyrtarët e lartë të policisë, ai tha se shtrembërimi i lajmeve dhe ato të rreme godasin sigurinë e vendit tonë. Sakaq tha se kërkohet një riorganizimin të sistemit.
“Duhet ndërtuar ligji këtu, nëse është djalli apo shenjtori i shtetit. Pse u sulmua ligji për mediat? Britania ka vuajtur nga një ligj për mediat. Pse reaguan ashtu? Sepse është strofka e grerëzave. Portalet janë të rrezikshme. Shtrembërimi i lajmeve, lajmeve fake, godasin vetë sigurinë tonë dhe të rajonit, botës. Është aq i rënë tani lajmi i rremë. Vijmë të kufizimi i së keqes, si mund të kufizohet? Nuk është rastësi që ky gazetar, rast ka një biografi të tërë. Polica është pjesë e bandave kriminale, pse të mos jetë një gazetar? Ai ka thënë se paguhej 600 euro. Duhet që nga themeli të riorganizohet ligji, perceptimi. Shiko sa ka devijuar koncepti i lirisë në media. Media e percepton veten si pushtet i katërt. Media nuk është forca e katërt. Është përkëdhelur media. Ka denigruar një vijë arsyetuese për të bërë ndryshime pozitive në drejtësia. Portalet kanë qenë armiku më i madh i politikës, demokracisë, mazhorancës, Amerikës. Gjithçka në shtet është ligj dhe ne japim mesazhe politike. Media është aq shëndetshme e dashur, por jo e gjitha.”, tha Çupi.
/abcnews.al