Kërkohet një anësor i ri, “Bardhezinjtë” e Anglisë pas “pistonit” norvegjez

schedule20:16 - 28 Gusht, 2024

schedule 20:16 - 28 Gusht, 2024

Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë.

“Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për anësorin e mbrojtjes, Kieran Trippier dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit kushton 15 milionë euro, teksa këtë sezon ka arritur të bëhet protagonist me 4 gola të shënuar, si dhe me 1 asistim, në 26 përballjet e para të këtij edicioni, në të gjitha kompeticionet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!