Ylli i Monacos, Aurelien Tchouameni është në nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat që tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.
Francezi thuhet se ka tërhequr interesim e Real Madridit dhe PSG, skuadra që janë në mesin e disa klubeve elitare evropiane që e kanë vendosur në radarët e tyre.
Ndërsa vetë lojtari në një intervistë për CNN ka theksuar se ai dëshiron një transferim në La Liga ose Premier League.
“Është qesharake sepse shokët e mi, Benoit Badiashile dhe Djibril Sidibe , çdo mëngjes më thonë: ‘Ok, do të shkosh në këtë klub’ ose të nesërmen në një klub tjetër.
Por është mirë të jem në këtë situatë sepse do të thotë që jam në një pozicion të mirë. Kam punuar shumë për të qenë në këtë pozicion, që të më duan klubet më të mira. Por, përsëri, janë vetëm lajme.
Më e rëndësishmja për mua është të jem i mirë në stërvitje, të jem i mirë në ndeshjen e ardhshme. Dhe pastaj, nëse diçka do të ndodhë, do të shohim, por për mua nuk është e rëndësishme”, ka theksuar Tchouameni. /f.a/abcnews.al