Ministria e Drejtësisë ka kërkuar zyrtarisht nga Zvicra ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili është I shpallur në kërkim si i dyshuar për Inceneratorin e Elbasanit. Kërkesa për ekstradimin e Arben Ahmetajt nga Zvicra, u lexua nga Gjyqtarja Irena Gjoka në një proces tjetër që po zhvillohet në gjykatën e posacme ndaj Arben Ahmetajt, atë të dosjes Buka SHA, për privatizimin e një sipërfaqeje toke.
Prokurori i Posacem Elvin Gokaj, tha se gjatë hetimit për dosjen “Buka” ndaj Ahmetajt, kanë rënë në gjurmët e një transaksioni prej afro 3 milion eurosh nga Shqipëria në drejtim te Austrisë. Sipas tij kanë marrë letërporositë nga Austria dhe po verifikohet roli i Arben Ahmetajt në këtë transaksion prej tre milion eurosh si dhe lidhje e tij me Austrinë. Ish-zv/Kryeministri ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023 dhe po strehohet në Zvicër. Ndaj tij, për dosjen “Buka”, SPAK ka ngritur akuzën “shpërdorim detyre”, nën dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në vlerën e 7 miliardë lekëve ku u privatizuan aksionet e shoqërusë Buka Sh.A.
Përvec aakuzës lidhur me dosjen “Buka”, Ahmetaj është duke u hetuar edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me dosjen e inceneratorëve. Hetimi I transaksionit prej tre milion eurosh mes shqiperise dhe austrise, si dhe dyshimi se Ahmetaj mund të ketë përfituar prej tij, dalin për herë të parë si fakte te reja nga prokuroria e posacme.
Po në Austri, dyshohet se fshihen edhe Klodian Zoto dhe Stella Gugallja, të cilët janë prej vitesh në kërkim, si të kërkuar ndërkombëtarë, për çështjen e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës./abcnews.al

