Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi në “Tirana Live” në ABC News foli për situatën politike në Partinë Demokratike.
Ai u shpreh se PD tashmë duket e “shkërmoqur” institucionalisht. I ndalur tek thirrjet e Berishës për t’u bashkuar Elezi tha se e sheh si një marrëzi bashkimin e opozitës siç po kërkohet. Sipas tij Partia Demokratike është pa një strategji të saj.
“Gjatë këtyre viteve kanë hedhur baltë për njëri-tjetrin. Nëse do të vazhdojë në këtë rrugë, me emërimin e figurave që kanë futur duart në procese zgjedhore duke manipuluar vota, kjo lloj rruge nuk mund t’i çoje tek besueshmëria para opinionit publik. Opozita kërkon lidhje me një qeveri teknike, por është shumë e vështirë për ta realizuar. Një ndër elementët për të realizuar beteja politike janë këto komisionet. Unë e kam shumë të vështirë të ndaj komisionin e parë të antikorrupsionit, e vetmja rrugë e opozitës është ajo e debateve të forta dhe duke konkretizuar arsyen e përplasjes sepse beta në linja të përgjithshme nuk e sqaron opinionin publik. Këto komisione janë beteja që t’i mund të fitosh pikë”, tha Elezi.
/abcnews.al/