Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkohet arrestimi i demokratëve/ Teksas, ligjvënësit lokalë bojkotuan votimin e hartës se re zgjedhore

schedule19:04 - 5 Gusht, 2025

schedule 19:04 - 5 Gusht, 2025

Republikanët e Teksasit kanë votuar për arrestimin e dhjetëra ligjvënësve demokratë që ikën nga shteti me qëllim për të mos votuar një plan që rivizaton kufijtë zgjedhore.

Guvernatori republikan Greg Abbott urdhëroi policinë e shtetit që t’i gjejë, arrestojë dhe ti kthejë në dhomën locale te përfaqësuesve, anëtarët që kanë braktisur detyrën ndaj qytetarëve të Teksasit.

Harta e rivizatuar e kongresit do të krijonte pesë vende të tjera me prirje republikane në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington, ku republikanët mbajnë një shumicë të vogël.

Të paktën dy të tretat e organit legjislativ shtetëror prej 150 anëtarësh në Teksas duhet të jenë të pranishëm për të votuar dhe kuorumi u bë i paarritshëm pasi më shumë se 50 ligjvënës demokratë u larguan nga shteti.

Shumica e demokratëve ikën në Illinois ku Guvernatori i shtetit tha se do të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur secilin prej tyre mes kërcënimeve për arrestim.

Demokratët thanë se planifikonin të qëndronin larg Teksasit për dy javë deri në fund të një sesioni të posaçëm legjislativ.

Megjithatë vota për arrestimin e tyre është kryesisht simbolike, pasi ata nuk janë duke shkelur ligjet e shtetit dhe kjo do e bënte thuajse të pamundur për republikanët që të kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve ligjvënëse për ekstradimin e tyre. Ndër të tjera policia e shtetit nuk ka autoritetin për të bërë arrestime jashtë Teksasit, por mund t’i shoqërojë ligjvënësit për në dhomën locale të përfaqësuesve nëse i gjen brenda kufijëve.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit paguajnë një gjobë prej 500 dollarësh për çdo ditë që nuk paraqiten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!