Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil.
Vendimi sqaron se procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese në administratë, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, do të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura është 12 për kategorinë e mesme drejtuese dhe 33 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese./ Abcnews.al