Kërkohej për 3 vepra penale, “arrest në burg” 27-vjeçarit Lorenc Veliaj

schedule12:48 - 24 Gusht, 2019

schedule 12:48 - 24 Gusht, 2019

Vijojnë të jenë në arrati dy vëllezërit Kusi, të dyshuar si autorë të vrasjes së teknikiut të kondicionerëve Indrit Çelaj, tri ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë, Gjykata ka vendosur masën “Arrest në Burg” për Lorenc Veliajn, dëshmia e të cilit zbardhi këtë ngjarje.

“Arrest në Burg” është masa për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Celajt, teksa riparonte kondicionerët në vilën e shtetasit Bujar Kusi. Veliaj akuzohet për veprat penale “kundërshtim i punonkësit të policisë”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “shkatërrim prone”, në ngjarje të ndodhura pak kohë më parë.

Lorenc Veliaj u arrestua pas vrasjes me një plumb në kokë të 26-vjeçari Indrit Celaj, mesditën e së enjtes në Tiranë.

Fillimisht Veliaj u shoqërua në statusin e personit të dyshuar, ndërsa kërkohej nga policia për 3 vepra të tjera penale. Dëshmia e Veliajt nxorri edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Veliaj ka deklaruar para grupit hetimor se ata i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit. 26-vjeçari Indrit Çelaj nga Mallakastra ishte duke rregulluar një kondicioner në një vilë tre katëshe, kur u qëllua me një plumb në kokë.

AI fillimisht u plagos rëndë dhe mëngjesin e të premtes ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Të dyshuar si atutorë të kësaj ngjarjeje, vijojnë të jenë në kërkim dy djemte e pronarit te viles Griseldo dhe Albano Kusi. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ata e qëlluan Indrit Çelajn pas një konflikti të çastit gjatë punimeve për sistemin e kondicionimit në vilë.

Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe 4 persona te tjere; pronari i vilës Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe  Luan Çaka, të cilët akuzohen për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!