Një 67-vjeçar në Fier është gjetur i vetëvarur. Bëhet e ditur se qytetari me iniciale K. G., u gjet pa shenja jete sot rreth orës 20:00 në fshatin Daullas.
67-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 30 korrik pasi ishte larguar nga banesa. Sipas familjarëve ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/