Kërkohej me ngulm nga Bayern Munich, “ylli” i PSG kryen vizitat mjekësore te “gjigantët” italianë

schedule13:56 - 23 Janar, 2024

schedule 13:56 - 23 Janar, 2024

Pas dëmtimeve të shumta, që pësuan në pjesën e parë të sezonit, “Kuqezinjtë” e Milan i kanë hyrë “me kokë”, këtij fraksioni merkatoje, për të forcuar sa më shumë të jetë e mundur, repartin e prapavijës, për pjesën e mbetur të sezonit, i cili pritet të jetë goxha vendimtar, për të ardhmen e teknikut, Stefano Pioli në krye të “Djajve”.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes gjermane “Kicker”, “gjigantët” e futbollit italian ishin shumë pranë “grabitjes”, së objektivit të merkatos “Bavareze”, mbrojtësit francez, Nordi Mukiele, mirëpo 26-vjeçari dështoi në kalimin me sukses të vizitave mjekësore, të cilat thuhet se janë kryer mëngjesin e kësja të marte e për këtë arsye transferimi nuk u finalizua.

Mirëpo, duket se nuk lajm nuk është edhe aq i vërtetë, pasi mbi këtë tema ka lëshuar një “deklaratë” edhe “Milan News”, me këta të fundit, që kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e raportimit të gjermanëve, teksa kanë shtuar se një emër si Mukiele do të bënte goxha bujë në merkato, megjithatë siç është parë edhe më herët gjatë historisë, në hapësirat e transferimeve mund të ndodhë gjithçka. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!