Kërkimet për peshkatarin e mbytur, temperaturat pengojnë polumbarët

schedule11:15 - 3 Janar, 2019

schedule 11:15 - 3 Janar, 2019

Moti i keq është bërë shkak që polumbarët e ardhur nga Tirana të mos rinisin sot kërkimin në liqenin e Pogradecit për gjetjen e trupit të peshkatarit, që rezulton i humbur prej 31 Dhjetorit në liqen.

Polumbarët nuk mundën të futen në ujërat e ftohta të liqenit, për shkak të rënies së temperaturave nën 0 gradë, por kërkimet për peshkatarin Gëzim Seitllari vijuan vetëm me varka nëpër liqen.

Kërkimet për rreth katër orë gjatë ditës së djeshme nuk sollën rezultat. Peshkatari 59-vjeçar nga Mëmëlishti, dilte shpesh me varkën e tij në liqen, por këtë herë nuk u kthye në shtëpi. Vetëm pak ditë më parë, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën, duke u mbytur në rezervuarin e Bradomirës, në Pogradec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!