“Kërkesat tona janë të qarta”, studentët nuk pranojnë dialog me qeverinë

schedule14:43 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 14:43 - 10 Dhjetor, 2018

Studentët protestues janë të vendosur të mos hyjnë në negociata me kryeministrin, pasi kërkesat e tyre janë të panegociueshme. Ata shprehen se janë të vendosur të qëndrojnë në sheshin e protestës deri në realizimin e qëllimit.

Studenti 1: Nuk pranojmë sepse kërkesat tona janë të qarta. Nuk ka vend siç e keni parë vetë në televizion. Zgjidhja është të rrimë të gjithë të bashkuar dhe të kemi mbështetje edhe nga gazetarë.

Nëse shefi i qeverisë kërkon dialog?

Studenti 1: Nuk ka vend për dialog. Çfarë do dialogojë ai? Nëse një student europian i shikon ato kërkesa është për të qeshur.

Pse refuzoni dialogun?

Studenti 2: Ne kërkesat tona i kemi shumë të qarta dhe nuk duam dialog. Mjafton që ato të plotësohen.

Si mendoni se vjen zgjidhja nëse nuk ka dialog?

Studenti 3: Nëse nuk ka dialog atëherë ne do vazhdojmë të protestojmë derisa ata të gjenë një zgjidhje.

Kryeministri ju ka afruar të dialogoni, të bashkëbisedoni me të?

Studenti 4: Nuk ka nevojë se nuk ka gjetur njeri zgjidhje nga bashkëbisedimi që të gjejmë dhe ne. Prandaj ne kemi gjithë këto ditë këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!