Dëmtimi i Nicolo Barellës ka ndryshuar planet e Interit. Antonio Conte kërkon një zëvendësues të Romelu Lukakut në merkaton e janarit, teksa tani nevojitet edhe një mesfushor. Objektivi i madh është Rodrigo De Paul.
Argjentinasi i Udineses kushton të paktën 35 milionë euro, por një tjetër lojtar mund të vijë nga bardhezinjtë. Gazzetta dello Sport raporton se nga Friuli mund të mbërrijë Seko Fofana. 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë po paraqitet mirë dhe në janar nuk përjashtohet transferimi i afrikanit në Milanon zikaltër.
Një “dhuratë” mund të vijë edhe nga Franca. Julian Draxler është i preferuari i Marottës dhe klubi francez ua ka ofruar zikaltërve. Gjermani nuk po përfiton shumë hapësira te kampionët e Francës dhe karriera e tij pritet të vazhdojë në Serie A. 26-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe sulmuesit të krahut të majtë. Cilësia nuk i mungon dhe Conte mund të kënaqet me një përforcim të tillë. /abcnews.al