Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Balla: Keqardhje si koleg, por PS ka vija të kuqe

schedule14:32 - 29 Mars, 2022

schedule 14:32 - 29 Mars, 2022

Taulant balla ka shprehur keqardhjen për kërkesën për të arrestuar Alqi Bllakon, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS tha se nuk e gëzon ky lajm për kolegun, por nga ana tjetër theksoi ai reforma në drejtësi po jep efektet e saj.

Balla kujtoi se Partia Socialiste ka vija të kuqe dhe nuk do të bëhet mburojë për asnjë përfaqësues të saj që ka probleme me ligjin.

“Nuk jam i gëzuar për askënd. Një aspektin njerëzor të të qenurit koleg në Kuvend nga cilido krah qoftë personi. Në aspektin njerëzor nuk jam i gëzuar. Por forca udhëheqëse e PS për të çuar përpara reformën në drejtësi ka pasur një objektiv të vet që drejtësia të funksionojë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Brenda PS, ka vendosur një vijë të kuqe me këdo sapo ndaj një përfaqësuesi, drejtësia kërkon ose vendos një masë për hetime natyrshëm që vija e kuqe është se PS nuk është mburojë për askënd. Kjo do të jetë një vijë e kuqe për këdo”, tha Balla.

Sakaq, kryetari i grupit socialist njoftoi se nesër në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur për Alqi Bllakon, pasi SPAK kërkon arrestimin e këtij të fundit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!