Kërkesa për arrestim/ Rama në krah të Tahirit: Diskutimet e komisionit, deri tani muhabet pazari

schedule14:23 - 20 Tetor, 2017

schedule 14:23 - 20 Tetor, 2017

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në pushim të mbledhjes së Këshillit të Mandatit dhe Imunitetit, ku kërkohet nga prokuroria heqja e mandatit dhe arrestimi i Saimir Tahirit.

Në një postim në Twitter, Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në mbrojtje ish-ministrin Tahiri duke i konsideruar “muhabete pazari” diskutimet në mbledhjen e komisionit.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka quajtur “çorbë” materialet e publikuara në shtypin italian dhe shqiptar. Megjithatë Rama bën thirrje për prova dhe drejtësi deri në fund.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!