Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, si nisën hetimet për ish-ministrin

schedule10:50 - 10 Korrik, 2023

schedule 10:50 - 10 Korrik, 2023

Mëngjesin e sotëm SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën ku kërkon arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe kontroll të banesës së tij.

Hetimi për ish-ministrin nisi fillimisht për inceneratorin e Elbasanit, por më pas kur u arrestua Koka dhe disa anëtarë të tjerë, prokuroria fraksionoi dosjen duke nisur hetimet ndaj Ahhmetaj.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkesa në Kuvend. Ja akuzat

Duke u nisur nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Ahmetaj ishte përgjegjës për të paktën 4 vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë për të cilat prokuroria nisi hetimet duke ushtruar fillimisht kontrollë në banesën e bashkëjetueses së Ahmetaj dhe më pas janë vënë në sekuestrto dy vila, të cilat Ahmetaj nuk i justifikonte, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Më pas, Ahmetaj u paraqit në SPAK në shoqërinë e avokatëve të tij ku ka qëndruar për rreth 6 orë dhe pasi doli nuk preferoi të flasë për mediat.

Prokuria dyshon se Ahmetaj ka pasur njohje edhe me administratorin e inceneratorin e Elbasnanit, Klodian Zoto.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!