Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ Debate në Këshillin e Mandateve, opozita kërkon mbledhje me dyer të hapura

schedule18:28 - 11 Korrik, 2023

schedule 18:28 - 11 Korrik, 2023

Këshilli i Mandatave është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Gazetarja Esiona Konomi thekson se prej 45 minutash drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai po raportojnë para deputetëve provat se pse duhet të lejojnë arrestimin e deputetit.

Gazetarja raporton gjithashtu se mbledhja është shoqëruar edhe me debate. Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura por është kundërshtuar nga maxhoranca. Deputeti Ahmetaj nuk është paraqitur në mbledhje por përfaqësohet nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

“Demokratët kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur ndërsa PS i ka qëndruar me votë pro kërkesës së prokurorisë speciale që mbledhja të mos bëhet në prani të medias. Ky debat është shoqëruar edhe me akuza personale ku deputetë të opozitës janë përplasur edhe me Ermonela Felaj, duke thënë se ajo kërkon që të jetë mbledjhje e mbyllur sepse emri i saj është i përfshirë në dosjen e inceneratorëve.“, raportoi gazetarja.

Ka pasur aludime se Ahmetaj është larguar nga vendi por deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare. SPAK depozitoi të premten kërkesën në Kuvend për të marrë miratimin për arrestimin e Ahmetaj dhe kontrollin e tij personal si dhe të banesës për 3 akuza, të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

“Kam lexuar një raport përmbledhës me 12 faqe, ndërkohë që kësaj kërkese i bashkëlidhet një volum me 300 faqesh. Bëhet fjalë përt tee vepra penale, korrupsopn pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sa i takon pjesës së parë, bëhet fjalë për tre raste ku Ahmetaj dhe ish bashkëshortja e tij kanë bërë shitje fiktive pronash për të marrë para nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në një rast tjetër bëhet fjalë për një rikonstrukturim të një shtëpie në kryeqytet dhe këto para janë paguar nga kompania e inceneratorit. Në një rast tjetër akuzohet se është provuar se nga pronarët e inceneratorëve, bashkëjetueses së tij i është dhënë një vilë në Hamallaj. Janë edhe një sërë udhëtimesh jashtë vendit që Ahmetaj dhe ish bashkëshortes së tij u janë paguar biletat e avionit dhe hotelet nga vetë Zoto. Në mënyrë të përmbledhur, Spak thotë se edhe pse nuk ka firmosur drejtpërdrejt për ndërtimin e inceneratorëve Tiranë, Fier dhe Elbasan, me postin që ka pasur ka ushtruar presion tek vartësit që kjo procedurë të kryhej me sukses”, raportoi mes të tjerash gazetarja Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!