Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, Ferhati: Të zbatojmë procedurat. Bardhi: Të pezullohet seanca

schedule10:52 - 13 Korrik, 2023

schedule 10:52 - 13 Korrik, 2023

Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me debate, pasi opozita kërkon ndryshim të rendit të ditës, për të votuar heqjen e imunitetit për ish-ministrin, Arben Ahmetaj, për cilin SPAK ka kërkaur arrestimin e tij.

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati është shprehur se mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar në Këshill dhe tanimë duhet të zbatohen procedurat sipas Kushtetutës. Sipas saj kërkesa e opozitës cënon  drejtësinë.

Neni 118 i rregullores, thotë brenda dy javëve hartohet një raport për seancë plenare. Ne kemi mbaruar dje shqyrtimin, kemi vendosur që raporti dorëzohet nesër dhe të hënën është seanca.

Ka një logjikë pse, sepse sipas nenit parashikon një procedurë dhe procedura nënkupton që ka një garanci proceduriale, e drejta për të dëgjuar e deputetit dhe do të duhet që të respektohen këto garanci për të respektuar shtetin e së drejtës. Për ndryshe, procesi këtu mund të jetë i kontestueshëm.

A kemi thënë të ndihmojnë drejtësinë? Ju nuk e tregoni këtë zonja Tabaku, ju dje ishit gati pa dëgjuar palët, pa bërë procesin e rregullt dhe kjo e cënon drejtësinë.

Do të duhet të zbatojmë procedurën, duke respektuar të drejtat kushtetuese. Kjo është një kërkesë pa bazament, ka vetëm sfond politik. Nuk ka as pse diskutohet, në një opinion kemi dhënë në Këshill.

Po flasim për një proces procedurial ku disa garanci kushtetuese që parlamenti duhet t’i zbatojë. Ne nuk jemi as gjykata as prokuroria.

Nëse nuk veprojmë në përputhje me Kushtetutën, mos prisni nga Prokuroria dhe Gjykata t’i respektojnë ata, sepse modeli i keq këtu do të reflektohet në institucionet e tjera. Ndaj nuk ka kërkesë për t’u marrë nuk konsideratë, sepse nuk hynë në ato cështje ku mund të bëhet një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës” u shpreh Ferhati.

Menjëherë pas mbarimit të fjalës së deputetes së PS, nga vendi u çua Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili tha se është bërë një kërkesë që seanca të pezullohet duket kërkuar që në seanca të jetë kryeministri Rama dhe të japë llogari për ngjarjes e Krujës dhe aferën e inceneratorëve.

Bardhi ka shtuar se vetëm pasi kjo të ndodhë mund të vazhdohet me seancën dhe me kërkesën për ndryshim të rendit të ditës.

Kam bërë një kërkesë proceduriale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave që kanë ndodhur në 4 ditë.

Është përgjegjësi e tij edhe rasti  i Krujës edhe afera e inceneratorëve, duhet të vijë në parlament të japë llogari.

Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet, kur nuk ka zgjidhur hallet e veta.

Nuk është përgjegjësi individuale e Arben Ahmetaj ajo që ka sjellë prokuroria, ai mban përgjegjësi penale, por ka një përgjegjësi politike. Është e gjithë qeveria e përfshirë në atë aferë.

Pas ai të vijë këtu dhe të japë llogari, kalojmë të shqyrtimi i ndryshimit të rendit të ditës” u shpreh Bardhi.

Pas nisjes me debate, situata erdhi duke u tensionuar më shumë, me deputetët e opozitës të cilët kërkonin mos vazhdimin e seancës plenare sipas rendit të ditës, por ndërprerjen e saj.

Në një moment deputetët e opozitës nisin t’i binin tavolinave me grushta, ndërsa Flamur Noka shkoi dhe bllokoi foltoren.Gazmend Bardhi po ashtu pati debate dhe tensione me zv/kryetaren e Kuvenit, Ermonela Felaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!