Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa e PS, KQZ ende pa vendim/ Nuk ka një vendim për shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë

schedule09:54 - 11 Maj, 2025

schedule 09:54 - 11 Maj, 2025

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste, e cila ka kërkuar shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë deri në orën 22:00, për shkak të mbajtjes së evenimentit sportiv “Giro d’Italia”.

Kjo u raportua nga gazetarja e ABC News, Greta Bullari, e cila theksoi se kryetari i KQZ-së pritet të mbajë një konferencë për këtë çështje.

“Nga komunikimet që kisha nga KQZ, më informojnë se kërkesa ende nuk është shqyrtuar dhe nuk ka ende asnjë vendim sa i përket kërkesës së PS për ta shtyrë orarin e votimit në Vlorë deri në orën 22:00.

Megjithatë është paralajmëruar një konferencë në orën 10:30 minuta kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi”, raportoi ajo.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike është shprehur kundër kërkesës së PS, duke mos pranuar shtyrjen e afatit të votimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!